Bajrami: Mësimin në distancë e ndoqën mbi 90 për qind e nxënësve - Bota Sot
Bajrami: Mësimin në distancë e ndoqën mbi 90 për qind e nxënësve

Kosova

Bajrami: Mësimin në distancë e ndoqën mbi 90 për qind e nxënësve

Më: 27 maj 2020 Në ora: 17:02
Pamje nga takimi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi, me të cilën ka biseduar rreth gjendjes në të gjitha nivelet e arsimit, si dhe për ecurinë e procesit të mësimit në distancë.

Ministrja Bajrami theksoi se organizimi i mësimit në distancë ka qenë sfidues, por me një punë të palodhshme të të gjithë akterëve të përfshirë dhe me ndihmën e donatorëve e partnerëve strategjikë, është arritur që mësimin në distancë ta ndjekin më shumë se 90 për qind e nxënësve.

Ministrja Rexhepi përgëzoi ministren Bajrami dhe MAShTI-n për punën e bërë rreth mësimit në distancë, ndërsa ofroi përkrahjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në procesin e organizimit të Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës, të cilat do të organizohen sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat