​Inspektorati i Punës i jep të drejtë Istrefit, shkarkimi i tij në kundërshtim me ligjin

Kosova

​Inspektorati i Punës i jep të drejtë Istrefit, shkarkimi i tij në kundërshtim me ligjin

Më: 27 maj 2020 Në ora: 17:37
Bedri Istrefi

Inspektorati i Punës i ka dhënë të drejtë ish-kryeshefit të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, duke e vlerësuar si të kundërligjshëm shkarkimin e tij nga ana e Bordit të Përkohshëm të Telekomit të Kosovës.

KosovaPress ka siguruar vendimin 7 faqesh të Inspektoratit të Punës ku thuhet se “Vendimi i Telekomit të Kosovës është në kundërshtim me dispozitat ligjore”.

Ndërsa i jep afat prej 7 ditësh për ankesë.

Bedri Istrefi u shkarkua më datë 24 prill, ndërsa Bordi i Përkohshëm i Telekomit caktoi Burbuqe Hanën në vend të Istrefit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat