​Agjencia për Ndihmë Juridike Falas procedon rreth 45 mijë kërkesa juridike të qytetarëve - Bota Sot
​Agjencia për Ndihmë Juridike Falas procedon rreth 45 mijë kërkesa juridike të qytetarëve

Kosova

​Agjencia për Ndihmë Juridike Falas procedon rreth 45 mijë kërkesa juridike të qytetarëve

Më: 27 maj 2020 Në ora: 17:57
Pamje nga takimi

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësues të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.

Në takim u diskutua kërkesa e kësaj agjencie për sigurimin e buxhetit, i cili do ta mundësonte funksionimin e zyrave të saj pas përfundimit të mbështetjes nga donatorët e huaj.

Osmani potencoi rëndësinë e funksionalizimit të plotë të kësaj agjencie për t`i garantuar qasje në drejtësi të gjithë qytetarëve të vendit, në veçanti kategorive sociale.

Në këtë kontekst, Osmani u zotua se do të ndërmarrë hapa konkret brenda kompetencave të saj për të ndihmuar agjencinë për ta siguruar buxhetin për funksionim të saj.

Ndërsa, drejtoresha ekzekutive e ANJF-së, Anita Alaj- Kalanderi, e njoftoi kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani se deri më tani kjo agjenci ka proceduar afro 45 mijë kërkesa juridike të qytetarëve.

Ajo ka theksuar se përkundër përpjekjes për t`u shtrirë në gjithë territorin e Kosovës, ANJF nuk ka arritur ta bëjë këtë gjë, shkaku i kufizimeve buxhetore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat