Gjuriq: Nuk ka raste të reja me koronavirus në komunat me shumicë serbe - Bota Sot
Gjuriq: Nuk ka raste të reja me koronavirus në komunat me shumicë serbe

Kosova

Gjuriq: Nuk ka raste të reja me koronavirus në komunat me shumicë serbe

Më: 29 maj 2020 Në ora: 10:10
Marko Gjuriq

Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë nuk ka raste të reja të koronavirusit, derisa 17 persona janë testuar gjatë 24 orëve të fundit.

Ata janë testuar në komunat e veriut të Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

“Deri më tani gjithësej janë testuar 1 mijë e 547 persona”, ka shkruar në rrjetin social Instagram, drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, raporton Tanjug.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat