Rifillon falja e namazit të xhumasë

Kosova

Rifillon falja e namazit të xhumasë

Më: 29 maj 2020 Në ora: 15:40
Rifillon falja e namazit të xhumasë

Besimtarët myslimanë i janë̈ kthyer përsëri kryerjes së obligimeve fetare në xhami, pas lehtësimit të masave për parandalimin e pandemisë globale ‘COVID – 19’. Myslimanët në gjithë territorin e Kosovës, sot kanë falur namazin e xhumasë nëpër të gjitha xhamitë në vend, duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Namazi i xhumasë, duke respektuar rekomandimet nga institucionet shëndetësore është falur edhe në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Këshilltari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, hytben e kësaj xhumaje e ka filluar duke falënderuar Zotin që pas dy muaj e gjysmë, përsëri të gjithë besimtarët, po kanë mundësi që Zotin ta adhurojnë në xhami.

Në këtë hytbe, Vedat ef. Sahiti, foli për sprovat e besimtarëve dhe shpërblimet që mund të fitohen nga to. Ai tha se sprovat duhet të shërbejnë për falje të mëkateve dhe momente të reflektimit, por në asnjë mënyrë shkëputje nga Zoti i gjithëfuqishëm.

Sprova duke mbyllur xhamitë ka qenë e rëndë për të gjithë, por meqenëse kjo sprovë erdhi në kohën e Ramazanit, atëherë për të gjithë myslimanët, ajo u shndërrua në mirësi që të gjithë besimtarët të jenë të afruar me familjen e tyre, e në veçanti në muajin e begatshëm të Ramazanit.

Në fund të hytbes, Vedat ef. Sahiti, bëri thirrje tek të gjithë besimtarët që të respektohen në maksimum të gjitha rekomandimet dhe vendimet e institucioneve shëndetësore, si dhe të tregohet solidaritet e humanizëm, të këshillojmë̈ njëri-tjetrin dhe të urdhërojmë̈ për të mirë e kundër së keqes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat