Rasti i ri me koronavirus në Malishevë ishte në karantinë – u lirua pasi u testua negativ

Kosova

Rasti i ri me koronavirus në Malishevë ishte në karantinë – u lirua pasi u testua negativ

Më: 29 maj 2020 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Sot edhe një person nga Komuna e Malishevës, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Kjo është bërë e ditur në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), ku është konfirmuar rasti dhe me këtë, rritet numri në dy persona aktiv me COVID-19 në Komunën e Malishevës.

Sipas një njoftimit të komunës, i prekuri, ditë më parë ishte kthyer nga Mali i Zi dhe kishte qëndruar në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku ishte liruar pas testit ku kishte rezultuar negativ, por i njëjti e ka bërë testin, pas një vizite mjekësore dhe ka rezultuar pozitiv.

“Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo 77 të prekur me COVID-19, 74 të shëruar, 1 rast ka rezultuar me fatalitet dhe 2 raste janë aktive me COVID-19”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat