Pas 6 rasteve të reja me Coronavirus në Vushtrri, reagon Xhafer Tahiri

Kosova

Pas 6 rasteve të reja me Coronavirus në Vushtrri, reagon Xhafer Tahiri

Më: 29 maj 2020 Në ora: 19:39
Xhafer Tahiri

Sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë konfirmuar edhe 12 raste të reja me Coronavirus në vend.

Prej tyre 6 ishin nga Komuna e Vushtrrisë.

Pas daljes së rezultateve ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.

“15 qytetarë të shëruar dhe 6 raste të reja kontakti me Covid 19 në Vushtrri. Secili nga ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të ruajmë maksimalisht njëri tjetrin të respektojmë masat, distancën sociale dhe maskat. Të gjithë bashkë do të ja dalim faqebardhë”, bëri thirrje ai.

Sot më 29 maj 2020, janë shëruar 9 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 829 raste nga 1064 të infektuar gjithsej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat