Moti në Kosovë - Bota Sot
Moti në Kosovë

Kosova

Moti në Kosovë

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 06:32
Ilustrim

2.06 - Pjesërisht vranët në mëgjes. Ditën kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Priten edhe rrebeshe shiu me mundësi për bubullima.
3.06 - Më ngrohtë, pjesërisht vranët me intervale më të gjata me diell. Vende-vende mundësi për riga shiu.
4.06 - Ngrohtë dhe kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.
5.06 - Ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri 10C, e maksimalet nga 17C deri 19C, ndërsa ditën e premte do të rriten edhe deri në 26C.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja 2-10m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat