Një punëtorë i një çerdheje në Fushë Kosovë dyshohet se është infektuar me COVID-19 - Bota Sot
Një punëtorë i një çerdheje në Fushë Kosovë dyshohet se është infektuar me COVID-19

Kosova

Një punëtorë i një çerdheje në Fushë Kosovë dyshohet se është infektuar me COVID-19

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 12:45
Ilustrim

Një punëtorë i një çerdhe në Fushë Kosovë, dyshohet se është prekur me COVID-19,  pasi kishte pasur kontakt me një person nga Vushtrria i cili tashmë ka rezultuar pozitiv.

Në një njoftim nga Komuna e Fushë Kosovës thuhet se çerdhja “Gëzimi Ynë”, për këtë arsye nuk do të ripahet edhe për në kohë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunës së Fushë-Kosovës:

Institucioni Edukativ, Arsimorë, Parashkollorë “Gëzimi Ynë” nuk do të hapet edhe për një kohë edhe pse është i gatshëm për të ofruar shërbim.

Arsyeja e mos hapjes është një rast i dyshimtë kontakti i një punëtore në këtë institucion, me familjarët e të infektuarve nga komuna e Vushtrrisë.

Në momentin kur të krijohen rrethanat dhe të sqarohet ky rast atëherë do të merret edhe vendimi për hapjen e IEAP “Gëzimi Ynë”

Faleminderit për mirëkuptim!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat