Vazhdojnë të ndajnë pensionin për fëmijët jetim malishevas, Hysni dhe Nakije Gashi

Kosova

Vazhdojnë të ndajnë pensionin për fëmijët jetim malishevas, Hysni dhe Nakije Gashi

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 18:12
Hysni  dhe Nakije  Gashi

Vazhdojnë të ndajnë pensionin për fëmijët jetim malishevas, Hysni  dhe Nakije  Gashi e në veçanti  për familjet që kanë nevoja sociale.

Deri më tash ai për këto familje ka ndarë njëmijë e nëndqind e pesëdhjetë euro (1950 euro), kurse shpërndarjen e ka bërë, personi përgjegjës  në institucionet komunale.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka falënderuar në emër të komunës dhe familjeve që kanë pranuar ndihmën dhe do të marrin edhe kesaj here, nga Hysni dhe Nakije Gashin.

 Begaj falenderoi me këto fjalë, duke thënë.” Ju dje ishit ndër profesorët e parë që hapët dritaren e arsimit shqip në Komunën e Malishevës, sot po hapni dritaren e humanizmit, duke ndarë pensionin tuaj për familjet malishevase në nevojë e veçmas për jetimët edhe në këtë moshë të shtyrë, prandaj si ish nxënës i juaji,  dhe Kryetar Komune, ju jam mirënjohës për veprën e madhe humane që po bëni për qytetarët e Malishevës”, përfundoi Begaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat