​Ushtarët polakë të KFOR-it vazhdojnë të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët në veri

Kosova

​Ushtarët polakë të KFOR-it vazhdojnë të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët në veri

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 16:19
​Ushtarët polakë të KFOR-it vazhdojnë të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët në veri

Kontingjenti ushtarak polak që operon me KFOR-in është duke zhvilluar një spektër të gjerë aktivitetesh për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt në fushën e tij të përgjegjësisë, i cili shtrihet nga Shtërpcë në jug deri në Mitrovicë në veri. Ushtarët polakë janë pjesë e Batalionit Shumëkombësh për Manovrim i Komandës Rajonale Lindje të udhëhequr nga SH.B.A. dhe dhe formojnë një nga kontigjentet më të mëdhenj të misionit të NATO-s në Kosovë. Njësitë kanë sprovuar zbarkime në Irak dhe Afganistan dhe shfaqin një nivel të lartë gatishmërie dhe fleksibiliteti.

Në ditët e tyre të fundit të detyrës, para ardhjes së rotacionit të 42-të nga Polonia, burrat dhe gratë e Brigadës së 25-të të Kalorësisë Ajrore kryen patrulla si zakonisht dhe gjithashtu dhanë një kontribut për përgjigjen ndaj Covid-19 nga Institucionet Shëndetësore në Kosovë. Brigada e 25-të e Kalorësisë Ajrore nga Tomaszóë Mazoëiecki, është një element lëvizës ajror i forcës së shpejtë të reagimit të Forcave të Armatosura Polake, dhe është i trajnuar si për sulmin ajror ashtu edhe për operimet në ajër.

Fleksibiliteti i njohur i tyre përshtatet në mënyrë të përsosur në aktivitetet e përditshme dhe operacionet e KFOR-it, aktivitetet e të cilit nuk janë zvogëluar nga Covid-19. Polonia po mban gjithashtu Ekipin Ndërlidhës dhe Monitorues me qendër në Shtrëpcë që luajti një rol të madh në shpërndarjen e pajisjeve të mbrojtjes personale në qendrën mjekësore lokale, si pjesë e një dhurimi të përgjithshëm prej 50,000 maska për fytyrë dhe 1000 litra dezinfektues nga Presidenti i Polonisë për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, që u transportuan në fund të majit me një aeroplan transporti C-295M të Forcës Ajrore Polake.

Ekipi polak i KFOR lehtësisht u lidh me komunitetin e Shtërpcës falë bashkëpunimit të gjatë të krijuar me komunën jugore, e cila përmban një shkallë të lartë të bashkëjetesës pasi është e banuar nga 9,000 serbë të Kosovës dhe 4600 shqiptarë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat