Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi sonte për 36 raste të reja me koronavirus, ku 24 nga to ishin raste nga komuna e Vushtrrisë.
Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, ka treguar se të gjitha janë raste kontakti dhe se situata është plotësisht nënkontroll.
“Të gjitha janë raste kontakti, rreth familjarë. Disa janë nga fshati Nadakofc e disa raste tjera kontakti janë familjarë të një punëtori në KEK”.
“Situata është plotësisht nënkontroll dhe e menaxhueshme – të gjitha rastet e kontaktit janë nën monitorim”, deklaroi Tahiri
Tahiri mes tjerash apeloi tek qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe t’i shmangin daljet e panevojshme – pasi shumica e të prekurve nuk kanë simptoma të theksuara të Covid-19.