​Personi i infektuar me COVID-19 në Skenderaj është punëtor i KEK-ut

Kosova

​Personi i infektuar me COVID-19 në Skenderaj është punëtor i KEK-ut

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 20:48
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se rasti pozitiv me COVID-19 nga Komuna e Skenderajt është nga fshati Likoc.

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka thënë se personi i prekur nga koronavirusi është punëtor në KEK, njëherësh person kontakti i të infektuarve që punojnë në këtë korporatë.

“Pas marrjes së informatës, IKSHP dhe QKMF-Skenderaj, kanë marrë të gjitha masat dhe familja e të infektuarit është në izolim shtëpiak”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Ai u ka apeluar qytetarëve që të ruajnë distancën sociale dhe të zbatojnë masat parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat