Komuna e Vushtrrisë: Nuk është marre me mbajt maskë, marre është me e përhapë virusin

Kosova

Komuna e Vushtrrisë: Nuk është marre me mbajt maskë, marre është me e përhapë virusin

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 14:47
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka shoqëruar inspektorët sanitar komunal gjatë inspektimit në institucionet publike, marketet, barnatoret dhe bizneset tjera.

Komuna ka njoftuar se po shqyrton mundësinë të ndryshojmë rregulloren komunale për gjobat mandatore për të shqiptuar masa për mos mbajtje të maskës dhe distancës sociale.

Me këtë rast, kryetari Tahiri iu ka shpjeguar bizneseve që çdo gjë tashmë është e qartë, ose maska për personelin dhe konsumatorët ose mbyllje.

“Do të mbrojmë qytetin e qytetarët dhe këtë liri me çdo kusht, shumica e qytetarëve dhe bizneseve janë bashkëpunues e të ndërgjegjshëm prandaj kjo na e bënë punën më të lehtë”, theksoi Tahiri.

Në Komunë, QKMF, Gjykatë dhe në dyqane, nuk lejohet hyrja pa maska.

“Me mbajt maskë nuk është marre, me përhapë virusin edhe është marre, por edhe është e kundërligjshme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat