Qyteti që për 39 ditë me radhë nuk ka shënuar asnjë rast me Covid-19

Kosova

Qyteti që për 39 ditë me radhë nuk ka shënuar asnjë rast me Covid-19

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Ndonëse jemi afër për të hyrë në muajin e tretë që kur për herë të parë u shfaq në Kosovë, Covid-19, çdo ditë kemi rast të reja të të prekurve nga ky virus që në mbarë botën po merr shumë jetë njerëzish.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shënuar 29 raste të reja me Covid-19.

Mirëpo një qytet i vogël i Kosovës, Vitia, ka arritur të menaxhoj me situatën, ndonëse në fillim ishte ndër vatrat e shpërthimit të kësaj pandemie.

Në këtë qytet që 39 ditë nuk ka të shënuar asnjë rast të ri me Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Vjollca Kadolli.

Ajo ka thënë se kjo është arritur fal bashkëpunimit të mirë të institucioneve dhe qytetarëve, e po ashtu fal punës profesionale të punëtorëve shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat