Komuna e Vitisë tash e 39 ditë pa raste të reja me koronavirus

Kosova

Komuna e Vitisë tash e 39 ditë pa raste të reja me koronavirus

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Në Kosovë numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 1 mijë e 263.

Që nga marsi i këtij viti e deri më tani, në Kosovë janë 1 mijë e 263 persona të infektuar me koronavirus.

Vitia e cila ishte komuna që kishte pacientin zero në Kosovë, tash e 39 ditë nuk ka asnjë rast të ri me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur vetë drejtoresha e Qendrës Kryesore Mjekësore Familjare në Viti, Vjollca Kadolli-Halili.

“Vitia që 39 ditë pa raste të reja. E gjithë kjo duke ju falënderuar një bashkëpunimi të mirë të institucioneve dhe qytetarëve si dhe punës profesionale të punëtorëve shëndetësorë. Shpresojmë të vazhdojmë me trendin e njëjtë edhe më tutje”, ka shkruar ajo në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook.

Më tej, ajo në shkrimin e bërë ka kërkuar që qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj pandemisë.

Ndryshe, deri tani në vendin tonë me koronavirus kanë rezultuar 1 mijë e 263 persona, 912 shëruar ndërsa janë regjistruar edhe 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Postimi i plotë i Kadolli-Halilit, pa ndërhyrje:

Sot 29 raste të reja në Kosovë me COVID19

Vitia që 39 ditë pa raste të reja.

E gjithë kjo duke ju falënderuar një bashkëpunimi tê mirë të institucioneve dhe qytetarëve si dhe punës profesionale të punëtorëve shëndetësorë.

Shpresojmë të vazhdojmë me trendin e njejtë edhe më tutje.

Mirëpo, punëtorët shëndetësorë kanë shprehur shqetësim që prej ditës që janë liruar masat nga qeveria, shumica e pacientëve që kërkojnë shërbime, vijnë pa maska.

Prandaj, kërkojmë nga qytetarët që të zbatojnë rekomandimet dhe të përdorin maskën kudo që kërkojnë shërbime, OBLIGATIVISHT edhe në QKMF-Viti dhe QMF-Pozheran.

Kjo masë ju mbron juve qytetarë, por edhe qytetarët(pacientët) tjerë që gjenden pranë jush.

#MbaniMaskën

#RuaniDistancën

#BashkëIaDalim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat