​Bashkatdhetarët ndihmojnë Kosovën me 12 mijë teste për Covid-19

Kosova

​Bashkatdhetarët ndihmojnë Kosovën me 12 mijë teste për Covid-19

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 16:07
​Bashkatdhetarët ndihmojnë Kosovën me 12 mijë teste për Covid-19

Pasditen e së enjtes Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike të Kosovës, ka bërë pranim- dorëzimin e një donacioni prej 15 mijë teste, ku prej tyre 12 mijë për Kosovën, 2 mijë për Maqedoninë dhe 1 mijë për Luginën e Preshevës.

Lazim Destani përfaqësues i “Ekologu”, Remzi Ejupi nga nga “Eurokoha” si dhe Nazim Viqa nga “AWR Abbruch” të shoqëruar nga ambasadori Gjerman, Christian Heldt, kanë bërë dorëzimin e këtij donacioni.

Me këtë rast Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, po vlerëson se ky donacion ka qenë i nevojshëm për vendin tonë në këtë kohë të përballje me virusin.

Zemaj: Është kënaqësi kur sheh bashkatdhetar që ndihmojnë vëllezërit e tyre në Kosovë

“Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë që e pranojmë një donacion më së të nevojshëm për qytetarët e Kosovës, ashtu siç po dëshirojmë të gjithë bashke me profesionistët shëndetësor që po e bëjnë një punë kolosale në luftimin e Covid-19. Numri është shumë i kënaqur për momentin edhe pse nevojat e Kosovës janë ditore....Është kënaqësi kur sheh bashkatdhetar që ndihmojnë vëllezërit e tyre në Kosovë, Maqedoni në Luginë të Preshevës dhe kudo që jetojnë Shqiptarë“, deklaroi ai.

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, tha se me sigurimin e këtyre testeve nga bashkatdhetarët Kosova ka një siguri më të plotë karshi menaxhimit të Covid-19.

Ramadani: Tash e kemi edhe një siguri më të plotë me sigurimin e testeve të bollshme nga bashkatdhetarët

“Në emër të Institutit kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë falënderoj nga zemra bashkatdhetarët që gjetën mundësin të na ndihmojnë në këtë kohë të vështirë të pandemisë, ku ne akoma po vazhdojmë të ballafaqohemi me raste të reja të cilat faktikisht duke rekomanduar nga Instituti se duhet t’i përmbahet 3 rregullave të mbajtjes së distancës, maskave dhe higjienës personale, ne besojmë se do ta tejkalojmë së bashku. Duke pas parasysh se tash e kemi edhe një siguri më të plotë me sigurimin e testeve të bollshme nga bashkatdhetarët, unë i falënderoj nga zemra se janë bashkë ku do që janë”, deklaroi ai.

Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, vlerëson se ekziston një mbështetje dhe solidaritet nga diaspora dhe Gjermania për shtetin e Kosovës. Ai tha se është krenar për këtë të përkushtim të këtyre të fundit.

Heldt: Jam krenar për këtë përkushtim të diasporës në Gjermani duke u angazhuar për bashkatdhetarë këtu në Kosovë

“Si një ambasador Gjerman këtu nuk kam asnjë meritë në këtë ceremoni sepse kjo u bë nga njerëz të biznesit shumë të angazhuar nga Gjermania, diaspora, kështu që unë kam tre falënderime për ti thënë, i pari shkon për diasporën dhe Gjermaninë , veçanërisht për tre zotërinjtë pas meje të cilët e kanë organizuar këtë, kjo tregon se shpesh kam postuar heshtakun “Në këtë së bashku”, se ekziston një solidaritet dhe mbështetje e jashtëzakonshme nga diaspora dhe Gjermania, që po shohim sot me këtë donacion, kështu që edhe si ambasador gjerman këtu në Kosovë jam krenar për këtë përkushtim të diasporës në Gjermani duke u angazhuar për bashkatdhetarë këtu në Kosovë”, tha ai.

Kurse njëri nga donatorët Lazim Destani, nga “Ekologu”, tha se ky donacion përfshin 15 mijë teste, deri sa theksoi se diaspora gjithmonë i ka sytë nga Kosova.

Destani: Sot e dorëzojmë këtë donacion ku përfshinë 15 mijë teste

“Sot e dorëzojmë këtë donacion ku përfshinë 15 mijë teste, 12 mijë janë paraparë për në Kosovë, 2 mijë do t’i përcjellim në Maqedoni dhe 1 mijë në Luginën e Preshevës. Sa do pak besojmë se do të ndikojnë këto teste, falënderoje edhe njëherë ekipin medicional këtu që po bënë punë të madhe dhe shpresoj sa më shpejt të dalim nga kjo situatë. Diaspora gjithmonë i ka sytë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia dhe mundohemi në të gjitha format ku mund të ndihmojmë dhe me të vërtetë ka bërë një përkrahje të madhe e gjithë diaspora në profile të ndryshme secili”, tha ai.

Edhe Remzi Ejupi dhe Nazim Viqa, u shprehen të lumtur që patën mundësi të ndihmojnë shtetin e Kosovës me teste për Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat