As në seancën e nesërme mediat nuk do të kenë qasje në Kuvend

Kosova

As në seancën e nesërme mediat nuk do të kenë qasje në Kuvend

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 20:48
Kuvendi i Kosovës

Nesër (e premte) Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne për të shënuar  12 Qershorit – Ditën  e Paqes.

Por, as në këtë seancë mediave nuk do të ju lejohet prania në ambientet e Kuvendit.

Në një komunikatë nga Kuvendi thuhet se duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.

“Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:  Web faqes së Kuvendit, kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhec RTK-së, si medium publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat