Mujka: Tri rasteve të reja me COVID-19 në Mitrovicë nuk iu dihet burimi i infeksionit

Kosova

Mujka: Tri rasteve të reja me COVID-19 në Mitrovicë nuk iu dihet burimi i infeksionit

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 23:43
Faruk Mujka

Nënkryetari i Mitrovicës Faruk Mujka thotë se sot në Mitrovicë janë regjistruar nëntë raste të reja.

Mujka për RTV Dukagjinin thotë se nga këto raste gjashtë prej tyre janë raste kontakti të rasteve të mëhershme ndërsa për tri infektime tjera nuk dihet burimi i infeksionit.

“Për tri rastet e fshatit Kçiç nuk kemi informata nga kanë ardhur e as që janë raste kontakti. Duhet të gjurmojmë burimin e infeksionit të tyre”, tha ai.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës thotë se rasteve që ju dihet kontakti lidhen me një OJQ dhe me të prekurit nga Vushtrria.

“Brenga më e madhe janë rastet e Kçiçit pasi tjerave u dihet burimi i infeksionit dhe kontaktet dhe është më lehtë të kontrollohet”.

Edhe pse Mitrovica ishte ndër komunat e fundit të prekura nga pandemia, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në këtë komunë ka shkuar në 87.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat