Kjo është gjendja e tre pacientëve nga Rahoveci që sonte u konfirmuan me COVID-19

Kosova

Kjo është gjendja e tre pacientëve nga Rahoveci që sonte u konfirmuan me COVID-19

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 22:05
Foto

Është rritur numri i personave të prekur me koronavirus të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, pas tre rasteve me COVID-19 në këtë komunë,  ka thënë se të njëjtit janë në gjendje stabile.

Ai ka bërë thirrje tek qytetarët që të kenë kujdes në respektimin e masave kundër koronavirusit.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Edhe tre qytetarë, pas testimit për COVID 19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP në Prishtinë, kanë dalë POZITIV.

Të konfirmuarit me COVID 19 janë nga qyteti i Rahovecit, kanë gjendje stabile shëndetësore dhe po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Lehtësimi i masave, nuk nënkupton që është mbyllur puna me pandeminë.
Rastet e fundit dëshmojnë se duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat mbrojtëse dhe ta mbajmë distancën sociale – ende po luftojmë me të panjohurën!

RRINËSHTËPI!. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat