​Rastet pozitive në GKK shtyjnë hapjen e “Bienales Ndërkombëtare të Vizatimit”

Kosova

​Rastet pozitive në GKK shtyjnë hapjen e “Bienales Ndërkombëtare të Vizatimit”

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 13:45
Ilustrim

Pas rezultuan pozitiv me COVID-19 dy prej pjesëtarëve të stafit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, hapësirat e këtij institucioni do të qëndrojnë të mbyllura për stafin administrativ dhe teknik si dhe për vizitorë derisa të përfundojë periudha e izolimit preventiv, në fund të kësaj jave.

Për këtë arsye hapja e ekspozitës “Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit” nga AAVK shtyhet edhe për një javë dhe hapet për vizitorë te enjten e ardhshme, 25 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat