Një i prekur me COVID – 19 në QKMF-në e Kaçanikut, izolohen kontaktet

Kosova

Një i prekur me COVID – 19 në QKMF-në e Kaçanikut, izolohen kontaktet

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 17:02
Ilustrim

Nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, drejtori Sinan Zeneli ka bërë të ditur se është konfirmuar një rast pozitiv me koronavirus në këtë qytet, raporton Gazeta Express.

Në një njoftim për media, nga QKMF,,Dëshmoret e Lirisë”- Kaçanik kanë bërë të ditur se të gjithë ata që kanë pasur kontakt me këtë person janë vetëizoluar.

“Qytetarë të nderuar të Komunës së Kaçanikut,sapo kemi marrë informacionin zyrtar se e kemi 1 rast të konfirmuar me Covid-19 pozitiv!Të gjithë ata, që kanë pasë kontakt me rastin në fjalë tashmë janë vetëizoluar! Ne duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat e ndërmarra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë ,sepse kjo është mënyra e vetme për ta ndaluar përhapjen e Covid-19”, ka thënë Zeneli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat