Loci: Në Komunën e Pejës 17 raste aktive me coronavirus

Kosova

Loci: Në Komunën e Pejës 17 raste aktive me coronavirus

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 23:36
Petrit Loci

Në Komunën e Pejës sonte janë paraqitur edhe tetë raste të reja.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Petrit Loci thotë se të gjitha infeksionet janë raste kontakti dhe nuk ka të bëjë me burime të reja infeksioni.

“Me rastet e ditës së sotme, numri i rasteve aktive në Pejë shkon në 17. Ky numër është arritur vetëm për katër ditë dhe kjo është shqetësuese pasi në ditët e ardhshme pritet të bëhen testime tjera”, tha ai.

Loci thotë se është një numër i konsiderueshëm e pacientëve nga Peja që u janë nënshtruar testimit.

“Një pjesë të testimeve që janë bërë gjatë ditës së djeshme dhe disa të tjerave që janë bërë sot do të dalin nesër”, tha ndër të tjera Petrit Loci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat