Gjykata sot jep fjalën përfundimtare për serbin që akuzohet për krime lufte në Krushë

Kosova

Gjykata sot jep fjalën përfundimtare për serbin që akuzohet për krime lufte në Krushë

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren sot do të jep fjalën përfundimtare ndaj Darko Tasiq, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Procesi i gjyqësor ndaj tij ka filluar para dy vjetëve.

Ai akuzohet se ka kryer krime ndaj popullatës civile në Krushë.

Tasiq në fillim të procesit ishte deklaruar i pafajshëm.

I akuzuari kishte jetuar deri në vitin 1999 në fshatin Krushë së bashku me familjen e tij.

Sot banorët e Krushës së Madhe kanë organizuar duke kërkuar drejtësi ndaj krimeve që janë bërë në këtë fshat.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat