Ky është i riu nga Mushtishti që gjeti vdekjen në Slloveni, kështu përkujtohet nga familjarët

Kosova

Ky është i riu nga Mushtishti që gjeti vdekjen në Slloveni, kështu përkujtohet nga familjarët

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 14:18
Foto Ilustrim

(E plotësuar)

Një familjar i 35-vjeçarit nga Suhareka, i cili vdiq në vendin e punës në Slloveni, ka bërë një shkrim tejet prekës, duke treguar se momentin kur bashkëshortja e tij po priste vizën që t’i bashkohej atij, i ndjeri ishte zënë nga një copë betoni në vendin e punës.

Një rast tragjik ka ndodhur në qytetin Celje të Sllovenisë, ku një i ri nga fshati Mushtisht i Suharekës ka gjetur vdekjen.

Ashtu edhe siç , familjarët kanë konfirmuar se viktima me inicialet D.T, ka gjetur vdekjen derisa ishte duke punuar në Celje të Sllovenisë dhe së është zënë nga një copë e betoni, ku edhe më pas ka vdekur në vend.

Një familjar i tij ka bërë një shkrim të dhimbshëm në Facebook, ku edhe ka dhënë një detaj shumë trishtues.

Familjari me emrin Selim, ka treguar se bashkëshortja e të ndjerit dje, sa ishte duke prit para ambasadës për të marrë vizën, i riu ishte zënë nga një copë betoni, ku edhe ka mbetur i vdekur.

”Dje, më 16 qershor, në momentin kur gruaja jote po priste para ambasadës për ta marrë vizën, e për t’u bashkuar me ty. Ti, në vendin e punës, u godite nga një copë betoni dhe mbete i vdekur në vend. Sa e dhimbshme! Sa e padrejtë!”, ka shkruar familjari i tij.

I ndjeri i cili ka lindur në vitin 1985, ka qenë duke punuar që një vit në Slloveni, ku edhe që një vit e kishte lëshuar Kosovën.

Derisa mësohet se edhe vitin e kaluar është martuar dhe ka qenë në pritje të një fëmije.

Më poshtë keni shkrimin e plotë nga familjari i viktimës.

Image

 

...

Ka vdekur në Celje të Sllovenisë një 35 vjeçar nga fshati Mushtisht i Suharekës, ku viktima ishte duke jetuar dhe punuar atje që një vit.

Një rast tragjik ka ndodhur në qytetin Celje të Sllovenisë, ku një i ri nga fshati Mushtisht ka gjetur vdekjen.

Sipas informacioneve, viktima me iniciale D.T, ishte duke punuar në një urë dhe më pas këmbët e saj janë shembur mbi të.

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët në rrjetet sociale.

I ndjeri ka qenë duke punuar që një vit në Slloveni dhe është i vitit 1985. Derisa mësohet se edhe vitin e kaluar është martuar dhe ka qenë në pritje të një fëmije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat