​Malisheva pa asnjë të prekur me COVID-19 dhe pa asnjë rast aktiv

Kosova

​Malisheva pa asnjë të prekur me COVID-19 dhe pa asnjë rast aktiv

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 21:42
Ilustrim

Edhe sot të gjitha testet për COVID-19 në Komunën e Malishevës, kanë dalë negativ dhe vazhdohet gjendja pa asnjë rast aktiv.

Kjo është situata në Komunën e Malishevës, edhe pas testeve të bëra sot, përderisa situata me pandemi po vazhdon të monitorohet dhe menaxhohet në nivelin më të lartë të mundshëm nga ana e organeve përgjegjëse lokale.

“Brenda mundësive dhe hapësirës së përgjegjësisë që kemi si komunë, jemi duke e monitoruar dhe jemi duke e menaxhuar situatën pandemike, sikur në ditët e para të shfaqjes së saj në territorin tonë. Nga sot me urdhëresë të veçantë të kryetarit të komunës, nuk do të kryhet asnjë shërbim brenda institucionit të komunës, për të gjithë qytetarët, të cilët nuk mbajnë maska mbrojtëse dhe gjithashtu ju kemi kërkuar edhe bizneseve, sidomos gastronomisë dhe atyre që ofrojnë shërbime të ndryshme për qytetarët, që në përpikëri t’iu përmbahen udhëzimeve për mbrojtje nga COVID-19”, ka thënë sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, sipas të cilit, shtabi emergjent për menaxhimin e situatës me COVID-19, vazhdon të jetë në nivelin më të lartë të punës.

“E gjithë kjo punë, i gjithë ky kujdes i treguar, në radhë të parë nga qytetarët, nuk duhet të lejohet që të shkoj dëm tani, prandaj, edhe sot, sikur edhe herëve tjera, ju bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjitha bizneseve, me theks të veçantë sektorit të gastronomisë, që të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve dhe t’i zbatojmë vendimet që kanë të bëjnë me masat mbrojtëse ndaj COVID-19”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat