Smajl Latifi nderon sportistin Bashkim Krasniqi

Kosova

Smajl Latifi nderon sportistin Bashkim Krasniqi

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 16:23
Smajl Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smaj Latifi gjatë ditës së sotme ka pritur në zyrat e tij, sportistin e teakwandos Bashkim Krasniqi. Me këtë rast i pari i Rahovecit nderoi sportistin me një mirënjohje si dhe disa dhurata të tjera.

Latifi gjatë këtij takimi u shpreh se sportistët si Krasniqi e bëjnë atë si dhe gjithë qytetarë e Rahovecit të ndihen krenar.

Latifi: Sportistët si Krasniqi na bëjnë të ndihemi krenar

"Besoj se djem si ky, të rinj si Bashkimi janë krenaria e Rahovecit, janë krenaria e Republikës së Kosovës dhe poashtu ne jemi shumë të gëzuar dhe ndihemi jashtëzakonisht mirë kur dëgjojmë dhe shohim se çfarë arritje bëjnë njerëzit tanë dhe që na bëjnë krenar neve si shqiptar dhe si shtet. Për më shumë një djalë i ri si ky, i cili ka arritje të jashtëzakonshme ne sportin e teakwandos, ka edhe shkollën e tij, merr pjesë në gara të shumta dhe zakonisht del fitimtar", deklaroi Latifi.

Ndërsa Krasniqi u shpreh i lumtur me pritjen dhe përkrahjen e madhe nga kryetari Latifi si dhe premtoi që do të punojë edhe më shumë për të arritur suksese tjera.

Krasniqi: Do të vazhdoj të kontribuoj për sportin dhe imazhin e komunës së Rahovecit

"Falënderoj kryetarin e Komunës se Rahovecit për mikpritjen e sotme në zyrën e tij dhe unë premtoj se do të vazhdoj të kontribuoj për sportin dhe imazhin e komunës së Rahovecit", tha Krasniqi.

Krasniqi tani ka treguar suksese të mëdha në rrafshin ndërkombëtar, ka përfaqësuar denjësisht vendin tonë, ku edhe është shpallur “Kampion dhe kundërshtari më i mirë në të gjitha kategoritë e sportit Taekwondo”.

Përveç sukseseve në rrafshin ndërkombëtar, ai ka rezultuar i suksesshëm edhe në rrafshin kombëtar ku në vitin 2009, është shpallur Kampion në Kosovë dhe Shqipëri.

Bashkimi, tanimë ka nën udhëheqje edhe një shkollë të sportit “Taekwondo” në Zvicër, shkolla e parë e sportit shqiptar atje, ku me punën, përkushtimin dhe angazhimin e tij, nxënësit e kësaj shkolle kanë arritur suksese të njëpasnjëshme, duke marrë kështu dy medalje botërore dhe gjashtë medalje të arta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat