Këto janë komunat që prijnë me të infektuar në Kosovë

Kosova

Këto janë komunat që prijnë me të infektuar në Kosovë

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 08:34
Ilustrim

Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 2,169 derisa janë shëruar 1,047 persona, dhe janë konfirmuar 36 viktima.

Komunat me më së shumti raste aktive janë Prishtina, Vushtrria dhe Prizreni.

​Kryeqyteti i Kosovës, Prishtinës ka rreth 315 raste aktive, pastaj vije Vushtrria me 250 dhe Prizreni me 96. Malisheva, që dikur ishte një nga vatrat e koronavirusit, më nuk ka asnjë rast aktiv ku nga 77 të prekurit janë shëruar 76.

Në njoftimin e fundit të IKSHPK’së, 96 persona rezultuan të prekur me koronavirus, dhe 29 të shëruar.

Komuna e Gjilanit kishte më së shumti raste, rreth 20, më pas Prishtina e Prizreni me 19 raste. Ndërsa, vlen të theksohet se dje është shënuar edhe viktima e 36.

Deri tani në Kosovë janë 1086 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat