​Ministri Mustafa dhe Unioni i Fermerëve të Kosovës diskutuan për mbështetjen e fermerëve

Kosova

​Ministri Mustafa dhe Unioni i Fermerëve të Kosovës diskutuan për mbështetjen e fermerëve

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 18:17
Foto nga takimi

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka takuar sot kryetarin e Unionit të Fermerëve të Kosovës, Amir Keqmezi për të diskutuar rreth programeve mbështetëse të kësaj ministrie për fermerët.

Me këtë rast, ministri Mustafa i ka prezantuar kryetarit Keqmezi, Programin e Pagesave Direkte dhe Programin e Zhvillimit Rural, që arrijnë së bashku një shumë prej 53 milionë euro, të cilat do të mbështesin shumë fermerë e agrobiznese vendore, për të zhvilluar edhe më shumë sektorin e tyre.

Në anën tjetër, kryetari Keqmezi ka falënderuar ministrin Mustafa për angazhimin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme për fermerët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat