Komuna e Podujevës vjen me një njoftim me rëndësi për banorët e saj - Bota Sot
Komuna e Podujevës vjen me një njoftim me rëndësi për banorët e saj

Kosova

Komuna e Podujevës vjen me një njoftim me rëndësi për banorët e saj

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 11:05
Ilustrim

Me qëllim të mbrojtës së ambientit dhe ruajtjes së shëndetit, Komuna e Podujevës  është zotuar se do ta zbatojë Rregulloren për Menaxhim të Mbeturinave, në të cilën, sipas pikës 1 të nenit 6 thuhet “Çdo gjenerues i mbeturinave është i obliguar të përfshihet në sistemin e menaxhimit të mbeturinave”.

Në një njoftim të kësaj komune, apelohet te qytetarët që deri me 01 gusht 2020 të lidhin kontrata çdo amvisëri me kompanitë për menaxhim të mbeturinave KRM “Pastrimi” ose “Natyra” shpk, varësisht se cila kompani vepron në vendbanimin e tyre.

Ndryshe nëse nuk ndodh kjo, pas datës 01 gusht 2020 komuna do të ndërmarr masa ligjore ndaj të gjithë atyre që nuk do të kenë kontrata të lidhura me njërën nga kompanitë për menaxhimin e mbeturinave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat