Ahmeti: Në veri, policia e Kosovës funksionon si një strukturë e vetme

Kosova

Ahmeti: Në veri, policia e Kosovës funksionon si një strukturë e vetme

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 13:15
Ilustrim

Në tërë territorin e vendit duke përfshirë edhe veriun, policia e Kosovës edhe gjatë kohës së pandemisë ka funksionuar si një strukturë e vetme, unike.

Ka thënë kështu drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti.

Ai madje, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë rast për mospërfillje të urdhrave të zyrtarëve policorë nga qytetarët në veri të vendit.

“Policia e Kosovës në tërë vendin funksionon si një strukturë e vetme dhe unike. Edhe gjatë pandemisë ka funksionuar në atë mënyrë. Dhe absolutisht nuk ka asnjë ngecje, asnjë mos-përfillje të urdhrave ndaj zinxhirit komandues. Në të gjitha pjesët e vendit ka funksionuar si një tërësi dhe nuk kemi pasur asnjë problem më të vogël në atë pjesë”, deklaroi Ahmeti .

Ahmeti për fund ju ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës t’i respektojnë udhëzimet e institucioneve shëndetësore, në mënyrë që të parandalojnë infektimin me Coronavirus.

“Unë kisha apeluar te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e IKShPK-së dhe të MSh-së që t’i respektojnë masat mbrojtëse, distancën në radhë të parë, higjienën personale dhe të mos grumbullohen në vende pa nevojë, për shkak se e vetmja mundësi me ulë numrin e të infektuarve është respektimi i masave që po i jepet nga ekspertët në baza ditore”, ka thënë në fund Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat