​Shënohet edhe një rast me COVID-19 në Malishevë

Kosova

​Shënohet edhe një rast me COVID-19 në Malishevë

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Bazuar në rezultatet e testimeve të sotme për COVID-19, një qytetar i Komunës së Malishevës, ka rezultuar pozitiv.

Kjo është konfirmuar nga komunikimi zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Shtabi komunal emergjent në Malishevë, ka kërkuar nga qytetarët dhe subjektet afariste, që të bëjnë kujdes dhe t’iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

Malisheva, që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars në vendin tonë, ka 78 raste me COVID-19, prej tyre 76 të shëruar, një rast aktiv dhe një me përfundim fatal. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat