IHK rekomandon shmangien e rrezeve të diellit në mesditë - Bota Sot
IHK rekomandon shmangien e rrezeve të diellit në mesditë

Kosova

IHK rekomandon shmangien e rrezeve të diellit në mesditë

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 06:24
Ilustrim

Në parashikimin e motit për ditën e sotme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se dita e sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat do të jenë të dukshme kryesisht gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të Lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj preferohet që në intervali kohor prej 10-17 mundësisht të jemi të kufizuar prej rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse. Do të fryjë erë lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat