Përkundër paralajmërimeve, nuk është e sigurt se do të hapen pishinat - Bota Sot
Përkundër paralajmërimeve, nuk është e sigurt se do të hapen pishinat

Kosova

Përkundër paralajmërimeve, nuk është e sigurt se do të hapen pishinat

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha gjatë konferencës për medie se me këtë ritëm të rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19, nuk do të mund të hapen pishinat dhe nuk do të lejohen as tubimet publike.

I pyetur nëse do të vazhdojnë të hapen bizneset tjera ashtu siç është paralajmëruar se do të ndodhë më 1 korrik, Hoti tha se planet kanë qenë të tilla, por se situata ka ndryshuar, prandaj nuk mund të lëvizin në atë drejtim.

“Para një jave kur e kemi shqyrtuar situatën plani ka qenë që të lëvizim në atë drejtim. Ndërsa, kështu siç e kemi situatën, vështirë se do të ecim në atë drejtim”, tha Hoti.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e datës 23 qershor 2020 kishte marrë vendim që të rihapë transportin ajror, pishinat dhe tubimet publike.

Por, gjatë konferencës së sotme për medie, Hoti tha se është vështirë të ecet në atë drejtim. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat