Rudari takim me Abrashin: Magjistralja Podujevë-Prishtinë, do të trajtohet me prioritet - Bota Sot
Rudari takim me Abrashin: Magjistralja Podujevë-Prishtinë, do të trajtohet me prioritet

Kosova

Rudari takim me Abrashin: Magjistralja Podujevë-Prishtinë, do të trajtohet me prioritet

Nga: A.SH Më: 29 qershor 2020 Në ora: 16:19
Foto nga takimi

Nënkryetari i Komunës së Podujevës së bashke me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashin kanë biseduar për për projekte që do të realizohen në Podujevë.

Rudari përmes një shkrimi në Faceboo, ka thënë se focus I bisedës tone ishte rifillimi i punimeve në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë.

Postimi në Facebook:

Me ministrin Arban Abrashi dhe ekipin e tij nga Ministria e Infrastrukturës, biseduam për projektet infrastrukturore, të cilat do të realizohen në Komunën e Podujevës.

Në fokus të bisedës sonë ishte rifillimi i punimeve në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, për të cilin projekt nga ministri Abrashi mora zotimet se do të trajtohet me prioritet.

Po ashtu, bashkë me ministrin Abrashi dhe deputetët llapjanë, Rekaliu e Hoti, përcollëm nga afër fillimin e punimeve në rrugën Herticë - Xeherore në gjatësi prej 3.2 km.

Ndërtimi i kësaj rruge është i rëndësisë së veçantë, sepse bën lidhjen e një pjese të Llapit me Gollakun dhe ndihmon biznese dhe fermerë, të cilët po investojnë në këto fshatra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat