KRU “Gjakova” njofton se në disa lagje do të ndërpritet furnizimi me ujë

Kosova

KRU “Gjakova” njofton se në disa lagje do të ndërpritet furnizimi me ujë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

KRU “Gjakova” përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se për shkak të punimeve që po zhvillohen në rrugën “Ismail Qemali”, nga data 02/07/2020, KRU “Gjakova” do të ndërpresë furnizimin me ujë.

Mes tjerash thuhet në komunikat se zona pa furnizim me ujë prej 5 orësh do të “Ismail Qemali”, “Gjon Nikollë Kazazi”, “Bajram Curri”, “Mit’hat Frasheri” si dhe lagjja e Brekocit.

Njoftim i plotë:

Njoftojmë konsumatorët se për shkak të punimeve në bashkëpunim me Kuvendin Komunal,  të cilat po zhvillohen në rrugen “Ismail Qemali”, neser me datë 02.07.2020. në orët e paradites KRU “Gjakova” është e detyruar që ta ndërpres furnizimin me ujë.

Zona pa furnizim prej 5 orësh do përfshijë rrugët, “Ismail Qemali”, “Gjon Nikollë Kazazi”, “Bajram Curri”, “Mit’hat Frasheri” si dhe lagjja e Brekocit me rrethinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat