Kompania ajrore greke, shkel vendimin e Qeverisë së Kosovës

Kosova

Kompania ajrore greke, shkel vendimin e Qeverisë së Kosovës

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 10:11
foto nga vendi ngjarjes

Pas vendimit të qeverisë për rifillimin e operimeve të fluturimeve në ANP “Adem Jashari”, kompania ajrore Greke Air Mediterranean ka vendosur që mos ta respektoj atë vendim.

Vendimi për rihapjen e aeroportit i datës 23.06.2020 precizon që të gjitha fluturimet të cilat realizohen në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të kthehen në vendin e origjinës brenda ditës dhe se aeroplanët nuk mund të qëndrojnë në Kosovë.

Kompania Greke, Air Mediterranean e cila më 11 Shkurt të vitit 2020 kishte tentuar të ateronte në Aeroportin e Prishtinës pa lejen e autoriteteve kosovare, dhe e cila kishte injoruar komplet institucionet e vendit tash ka vendosur të shkel me dy këmbët vendimin e Qeverisë e cila ndalon qëndrimin e aeroplanëve në Kosovë.

Një video e siguruar nga Aerokos.com tregon se si kjo kompani ndërron ekuipazhin e saj, ani pse një gjë e tillë është e ndaluar sipas vendimit të qeverisë.

Dyshime për përfshirjen e Drejtorit të Departamentit të Aviacionit Civil në këtë problematikë ishin ngritur që nga momenti i marrjes së vendimit nga ana e qeverisë për të rinisur fluturimet, ku për të operuar lejoheshin vetëm vijat e rregullta por jo edhe ato CHARTER. Megjithatë, përveç fluturimeve Charter që për destinacion kishin Turqinë, dhe që do të transportonin pushues në bregdetin turk, që ishin ndaluar, Departamenti i Aviacionit Civil i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, nuk kishte ndaluar edhe linjat e tjera Charter siç është kompania ajrore Air Mediterranean.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat