Nga Ministria e Pushtetit Lokal tregojnë se a ka pasur Goran Rakiq kontakt me të infektuarin me koronavirus

Kosova

Nga Ministria e Pushtetit Lokal tregojnë se a ka pasur Goran Rakiq kontakt me të infektuarin me koronavirus

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 11:14
Goran Rakiq

Gjatë ditës së djeshme, në Ministrinë e Pushtetit Lokal u konfirmua infektimi i një zyrtari me koronavirus.

Nga kjo ministri thanë se as ministri e as kabineti i ministrit nuk ka pasur kontakt me zyrtarin e infektuar.

 “Zyrtarët në fjalë nuk kanë pasur kontakte me kabinetin ose Ministrin”, thuhet në përgjigjen e MPL-së.

Zyra për Komunikim me Publikun në këtë ministri bëri të ditur se deri më tani, janë izoluar dy zyrtarë që kanë pasur kontakt me të infektuarin.

Po ashtu, në përgjigjet e kësaj ministrie, njoftohet se asnjë zyrtar tjetër nuk është testuar për koronavirus.

Ministria e Pushtetit Lokal garanton se do të ndjekë saktësisht të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet nga IKSHP-së dhe do të organizojë punën konform rregullave dhe kërkesave të manualit të IKSHP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat