Havolli: Shumë infermierë janë infektuar me koronavirus - Bota Sot
Havolli: Shumë infermierë janë infektuar me koronavirus

Kosova

Havolli: Shumë infermierë janë infektuar me koronavirus

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:42
Fitim Havolli

Kryetari i Sindikatës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor (SHSIMP), Fitim Havolli, tha se shumë infermierë janë të infektuar me koronavirus

Havolli thotë se përballja me këtë sëmundje mund t’i infektojë edhe të tjerët.

“Ju e keni parë që e kemi cekur që ka infermierë që janë të infektuar dhe do të ketë edhe në të ardhmen të infektuar, marrë parasysh rrezikun e përhapjes së këtij virusi në raport me personelin që më të vërtetë është në vij të parë dhe është gjatë gjithë kohës ku një ndërrim është 12 orësh në Kosovë, ata 11 orë janë afër pacientit”, u shpreh Havolli.

Havolli u shpreh se masat mbrojtëse janë të mjaftueshme në Klinikat që po trajtojnë pacientë me COVID-19.

“Deri më sot kemi pasur mjaftueshëm masa mbrojtëse. Unë personalisht punoj në Klinikën Infektive dhe kemi pasur mjaftueshëm masa, por që ka edhe në vende tjera që nuk kanë pasur këto masa mbrojtëse mjaftueshëm për t’u ruajtur nga Coronavirusi, mirëpo kemi masa mbrojtëse që po na sjellin vazhdimisht në mënyrë që të mbrohemi dhe mos të infektohemi”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat