Japonia garanton përkushtim për ta ndihmuar Kosovën - Bota Sot
Japonia garanton përkushtim për ta ndihmuar Kosovën

Kosova

Japonia garanton përkushtim për ta ndihmuar Kosovën

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 14:35
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë të ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, të cilin e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë Kosovës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Hoti e ka njoftuar Ogasawarën me masat për menaxhimin edhe parandalimin e përhapjes së koronavirus, pakon e rimëkëmbjes ekonomike si pasojë e kësaj pandemie dhe të tjera.

Hoti citohet t’i ketë thënë Ogasawarën se procesi i dialogut me Serbinë, pavarësisht rrethanave dhe sfidave, dialogu nuk ka alternativë.

“Ne hyjmë në këtë dialog me platformë të qartë, të bindur se është e domosdoshme një marrëveshje, e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë dhe me perspektivë të qartë integruese euroatlantike”, citohet të ketë thënë kryeministri.

Ndërsa, gjatë këtij takimi, Ogasawara i ka garantuar Hotit se Japonia mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën dhe se është e hapur -që partneriteti mes të dyja vendeve të jetë edhe më dinamik në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat