​Nesër mbyllet rruga Prizren-Prevallë - Bota Sot
​Nesër mbyllet rruga Prizren-Prevallë

Kosova

​Nesër mbyllet rruga Prizren-Prevallë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:08
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës, se një pjesë e rrugës rajonale R-115 Prizren - Prevallë, nga Gornje Sello deri në Prevallë, te hotel ‘Sharri’, do të jetë e mbyllur për qarkullim të të gjitha automjeteve nga dita e e nesërme.

Mbyllja e këtij aksi rrugor po bëhet me qëllim të evitimit të rrezikut nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut dhe gurëve.

Ministria fton të gjithë qytetarët që të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese.

Ministria e Infrastrukturës dhe organet e tjera kompetente janë duke u marrë me analizimin e situatës në këtë rrugë dhe për çdo zhvillim, qytetarët do të njoftohen me kohë, thuhet në njoftim. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat