Ambasadat hapin zemrën, pranuan 80% të aplikimeve të kosovarëve për vizë Shengen - Bota Sot
Ambasadat hapin zemrën, pranuan 80% të aplikimeve të kosovarëve për vizë Shengen

Kosova

Ambasadat hapin zemrën, pranuan 80% të aplikimeve të kosovarëve për vizë Shengen

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:04
Foto Ilustrim

Gjatë vitit 2019, 80% e aplikimeve të qytetarëve të Kosovës për viza shëngen janë pranuar.

Kështu rezultoi raporti i Institutit Kosovar për Politika Evropiane lidhur me statistikat e aplikimeve të kosovarëve për viza Shengen gjatë vitit të kaluar.

Sipas EPIK, 108 mijë e 774 qytetarë të Kosovë aplikuar për vizë shëngen gjatë 2019-ës dhe vetëm 20% e këtyre aplikimeve u refuzuan.

“Në vitin 2019, 108 mijë e 774 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar, ndërsa 88 mijë e 448 kanë pranuar vizë Shengen. 80% e qytetarëve të Kosovës që kanë aplikuar për vizë kanë pranuar një të tillë, apo thënë ndryshe 8 nga 10 qytetarë që kanë aplikuar kanë pranuar vizë Shengen. Kjo shënoi rekordin historik për nga numri i aplikimeve dhe aprovimeve të vizave Shengen për qytetarët e Kosovës”, thuhet në raportin e EPIK.

Vendet që lëshuan më së shumti viza Shengen janë Gjermania, Zvicra dhe Greqia.

EPIK bën të ditur se në periudhën 2014-2019 për vizë Shengen kanë aplikuar gjithsej 522 mijë e 343 qytetarë të Kosovës, ndërsa 415 mijë e 766  kanë pranuar një të tillë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat