Mirëpritet vendimi i ekspertëve për akreditimin e Universitetit të Mitrovicë

Kosova

Mirëpritet vendimi i ekspertëve për akreditimin e Universitetit të Mitrovicë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 22:05
Ilustrim

Universiteti i Mitrovicës këtë vit mund të hap dyert për studentët e rinj. E kjo pasi që, ekspertët ndërkombëtar e akredituan këtë Universitet.

Këtë vendim po e mirëpresin studentët dhe vetë stafi akademik i këtij universiteti.

Vitin e kaluar ekspertët ndërkombëtarë kishin rekomanduar që UMIB të mos akreditohet

Ndonëse dyert e hapura, drejt Universitetit të Mitrovicës nuk mund të hynin studentë të rinj.

Kjo për shkak se vitin e kaluar ishte marrë vendim që ky universitet të mos akreditohet.

Kësisoj shumë studentë nga Mitrovica thonë se mbetën pa vazhduar studimet.

Por përmes një vendimi, Këshilli Shtetëror i Cilësisë vendosi që këtë vit të vazhdojë akreditimin e këtij universiteti.

E studentët po e mirëpresin një vendim të tillë.

Ahmet Jashari nga Rektorati i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” po thotë se vitin e kaluar ekspertët ndërkombëtarë kishin gjetur vërejtje për diçka që nuk ishte e menaxhueshme nga ta.

Vendimi për riakreditim është mirëpritur nga universiteti. Ata shpejt do të hapin dyert për studentë të rinj.

Sipas Jasharit gjatë këtij viti ata kanë punuar që të përmirësojnë kushtet që do t’ua ofrojnë studentëve.

Përveç këtij universiteti, akreditimi iu ka vazhduar edhe atij të Prishtinës, Pejës e Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat