Komuna e Vushtrrisë subvencionon transportin për shkollë për nxënësit me nevoja të veçanta

Kosova

Komuna e Vushtrrisë subvencionon transportin për shkollë për nxënësit me nevoja të veçanta

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 11:16
Vushtrria

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Vushtrrisë, ka ndarë subvencione për prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta për qëllim të mbulimit të shpenzimeve të transportit për shkollim e aftësim.

Me këtë rast, varësisht nga vendi i kryerjes së shkollës, prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta i janë ndarë mjete në shumën prej 500€ dhe 400€.

Drejtoria e Arsimit dhe Komuna e Vushtrrisë janë të përkushtuara që të ofrojnë mundësi e çasje të barabartë secilit fëmijë për shkollim e aftësim.

Ky është viti i dytë që Komuna e Vushtrrisë ofron këto subvencione për këtë kategori e që më herët nuk kishte një program të tillë mbështetës nga Komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat