Banorët e Kçiqit të Madh në hall nga ujërat e zeza - Bota Sot
Banorët e Kçiqit të Madh në hall nga ujërat e zeza

Kosova

Banorët e Kçiqit të Madh në hall nga ujërat e zeza

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 11:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Banorët e fshatit Kçiq i Madh në komunën e Mitrovicës, ankohen për ndotjen e lartë nga ujërat e zeza të cilat kalojnë afër shtëpive ku jetojnë banorë të shumtë.

Kanalet e hapura me ujëra të zeza i kanosin ndër vite banorët duke iu dëmtuar edhe tokat bujqësore. Duke pasur parasysh që shëndeti i njeriut duhet të jetë prioritet, komuna e Mitrovicës nuk ka ndërmarrë masa për ta mënjanuar ndotjen që shkaktohet nga ujërat e zeza në këtë zonë.

Sot, në kohë pandemie këto kanale të hapura me ujëra të zeza sipër, janë frika më e madhe e banorëve të këtij fshati. Ata prej vitesh kanë bërë intervenime të vazhdueshme dhe përpjekje për të sanuar sado pak këtë vatër infeksioni, mirëpo mungesa e trajtimit adekuat ka rezultur që ky problem kërkon intervenim institucional e profesional.

Njëri nga banorët e këtij fshati thekson se gjatë mbrëmjes nga këto kanale avullojnë kundërmime të rënda, që njeherit ndikojnë edhe në shëndetin e komunitetit dhe fëmijëve në veçanti.

Duke kujtuar që fshati Kçiq I Madh është fshati më i madh në komunën e Mitrovicës, investimet në këtë fshat nuk i kanë përmbushur kërkesat elementare të banorëve.

Përkundër kërkesave të bëra, ndër to:

– Rregullimi i ujërave të zeza.

– Ndriqimin publik.

– Vendosja e policëve rrugorë.

– Asfaltimi i disa rrugëve, etj, ende nuk është bërë ndonjë hap konkret nga komuna e Mitrovicës.

Nga këto pakënaqësi, sidomos nga rreziku i ndotjes së lartë, banorët kanë vendosur të ndërmarrin disa hapa konkret, duke mos e përjashtuar edhe protestën pranë institucioneve lokale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat