Mbahet mbledhja e rregullt e Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme - Bota Sot
Mbahet mbledhja e rregullt e Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme

Kosova

Mbahet mbledhja e rregullt e Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 11:46
Pamje nga takimi

Në bazë të analizës përgjithshme lidhur me situatën epidemiologjike në komunën e Preshevës, Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme në mbledhjen e vet të rregullt, të mbajtur më 1 korrik 2020, ditë е mërkurë, me fillim në ora 10:00, në sallën e KK Preshevë, nxjerr këto:

Konkluzione:

1. Konformorm masave të sjellura nga “Shtabi i krizave” në nivel republikan, Shtabi komunal për S. J. në Preshevë, me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve i rekomandon qytetarëve të komunës së Preshevës, institucioneve publike dhe bizneseve private, që veprimtaria dhe qarkullimi i tyre, të jenë konform masave të rekomanduara, për mbajtjen e distances sociale dhe vendosjes obligative të maskës mbrojtëse.

2. Drejtorati për punët e inspekcionit pranë Administratës komunale, të inspektojë bizneset private dhe hapësirat publike me qëllim të rritjes së disciplinës tek qytetarët, ruajtjes së distances sociale, si dhe bartjes obligative të maskës mbrojtëse, me theks të veçantë tek objektet hotelierike dhe institucionet publike në Preshevë – postë, bankë, qendrat tregëtare etj.

3. Me qëllim të zvoglimit të grumbullimit të qytetarëve para postës, bankës komerciale dhe stacionit policor në Preshevë, këtyre institucioneve u propozohet rritja e kohëzgjatjes së orarit të punës, si dhe përmes aplikimit ONLINE të caktojnë terminet për qytetarët, duke evituar kështu grumbullimin para këtyre institucioneve.
Këtyre institucioneve Shtabi komunal për S.J. do t’i dërgojë shkresa zyrtare.

4. Me rastin e kalimit të kufijve në shtetet fqinje dhe të treta nga ana e qytetarëve të komunës së Preshevës, gjatë vizitave në ato shtetet, i apelojmë ata që të zbatojnë me përpikmëri masat e vendosura nga institucionet e atyre vendeve, në mënyrë që mos të përhapin pandeminë edhe në komunën tonë.

5. Me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë brenda Qendrës së pranimit në Stacionin Hekurudhor në Preshevë së refugjatëve dhe parandalimin e fenomeneve negative, Shtabi komunal për S.J. me shkresë zyrtare do t’i drejtohet Komesariatit për refugjatë në Beograd, me kërkesë për angazhimin Agjencionit të sigurimit fizik adekuat të Qendrës së pranimit në Preshevë.

6. Shtabi komunal për S.J. në vazhdimësi do të përcjellë situatën epidemiologjike në Preshevë dhe aplikimin e masave obligative, për parandalimin e infektimit të qytetarëve të komunës së Preshevës me Covid-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat