QKUK ndan shumë të madhe parash për tu furnizuar me batanije, çarqafë, jastëkë e këmisha për gra lehona

Kosova

QKUK ndan shumë të madhe parash për tu furnizuar me batanije, çarqafë, jastëkë e këmisha për gra lehona

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:12
Ilustrim

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë kërkesë të furnizohet me mbulesa për shtretër, batanije, jastëkë e këmisha për gra lehona.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate sipas njoftimit nga ana e Prokurimit është 156. 750, 00 euro.

Të gjitha këtyre produkteve do tu shkruht Logo, si dhe klinika përkatëse.

Përshkrimi i shkurtët i kontratës thotë:

Emërimi i materialit- Të shkruhet (shtypet) 1.Këllëf batanije të shtretërve për të rritur Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – në pjesën e poshtme 2.Këllëfë jastëku për të rritur dhe të vegjël Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – anash 3.Këllëf batanije të shtretërve për të vegjël Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – në pjesën e poshtme 4.Batanije për shtretër të mëdhenj Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – në pjesën e poshtme 5.Batanije për shtretër të vegjël Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – në pjesën e poshtme 6.Jastëk për shtretër të mëdhenj dhe të vegjël Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – anash 7.Çarçafë për shtretër për të rritur Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – në pjesën e poshtme 8.Çarçafë për shtretër për të vegjël Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – në pjesën e poshtme 9.Mushama për shtretër të rriturve Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – në pjesën e poshtme 10.Këmishë nate për gra (lehona) Logo + “QKUK – (klinika përkatëse)” – anash (në gjep).

Tutje, bëhet me dije se afati kohor për dorëzimin e tenderëve është shkurtuar duke pas parasysh situatën me covid19.

“Duke pas parasysh kërkesat e vazhdueshme nga Klinikat e QKUK-së për mbulesa për shtretër, batanije, jastek,etj. dhe situatën pandemike me Covid19 në të cilën gjindemi kërkojmë shkurtim afat. nga 40 ne 20 dite”, thuhet në arsyetim.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve është 22 korrik. 

Image
Dokument
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat