Moti për sot dhe nesër, meteorologët parashikojnë ndryshim të madh - Bota Sot
Moti për sot dhe nesër, meteorologët parashikojnë ndryshim të madh

Kosova

Moti për sot dhe nesër, meteorologët parashikojnë ndryshim të madh

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 07:07
Ilustrim

Sot në Kosovë paradite pritet të mbajë mot shumë i nxehtë dhe me diell. Pasdite priten zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Të shtunën dhe të dielën në tërë rajonin tonë pritet mot mjaft i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Rrebeshe afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë pritet të ketë edhe në bregdetin shqiptar herë pas here. Priten ulje të temperaturave veçanërisht në kohën e reshjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat