​Në QKUK po trajtohen 141 raste me Covid-19, 58 në oksigjenoterapi - Bota Sot
​Në QKUK po trajtohen 141 raste me Covid-19, 58 në oksigjenoterapi

Kosova

​Në QKUK po trajtohen 141 raste me Covid-19, 58 në oksigjenoterapi

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 13:01
Ilustrim

Përmes një njoftimi QKUK bën të ditur se në Klinikë Infektive janë të shtrirë 112 raste me Covid-19 pozitiv, në pulmologji 20 pacientë Covid-19 pozitiv me oksigjenoterapi, kurse në mjekësinë sportive, njësia intensive janë të shtrirë 9 pacientë me Covid-19 pozitiv, një nga ta, 1 i intubuar, kurse 5 të tjerë me CPAP dhe 3 të tjerë me maskë oksigjeni.

Nga 111 pacientët e Klinikës Infektive, 58 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv të infektives janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.

Me datën 02.07.2020, nga Klinika Infektive janë lëshuar 5 pacientë, 3 pacientë Covid 19- pozitiv, por me gjendje stabile klinike dhe laboratorike dhe 2 të shëruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat