13 mantelbardhë në kryeqytet të infektuar me COVID-19 për më pak se një javë - Bota Sot
13 mantelbardhë në kryeqytet të infektuar me COVID-19 për më pak se një javë

Kosova

13 mantelbardhë në kryeqytet të infektuar me COVID-19 për më pak se një javë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Për gati katër muaj, stafi shëndetësor i Komunës së Prishtinës i rezistoi virusit COVID-19. Por, për më pak se një javë, 13 mantelbardhë u infektuan me këtë virus.

Prej tyre nëntë janë infermierë, dy mjekë dhe një laborant.

Më së shumti infermierë me koronavirus ka Qendra e Mjekësisë Familjare numër 4 në “Kolovicë”.

Kurse, deri më tani, 50 punëtorë shëndetësorë janë dërguar në vetizolim për shkak të kontakteve me kolegët e infektuar. E kjo situatë ka bërë që orari i punës të ndryshojë në dy qendra.

Në kohën kur kryeqytetit i mungojnë 40 anëtarë të personelit shëndetësor, vazhdimi potencial i infektimeve në këtë sektor vlerësohet problematik nga Komuna. 

Në frontin e luftës kundër pandemisë, infermierët janë më të papërgatiturit thonë në Sindikatën që mbron të drejtat e tyre dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë.

Kryetari i kësaj sindikate, Fitim Havolli, thotë që është shqetësuese në rast se vazhdon ky trend i infektimeve. Havolli shpreson që pandemia t’u ketë kujtuar institucioneve rëndësinë e personelit shëndetësor dhe nevojën e rritjes së numrit të tyre.

Sipas Havollit, sistemit shëndetësor i mungojnë 5 mijë punonjës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat